Ish-futbollisti nga Kosova emërohet trajner i Serbisë

by admin
Spread the love

Ish-futbollist nga Mitrovica, Xhevat Prekazi, i cili është trajner në akademinë e Partizanit te Beogradit, e ka marrë edhe një detyrë tjetër. Ai është ëmëruar ndihmës trajner te Serbia U21.

Prekazi në karrierën e tij ka luajtur per Trepçën dhe Partizanin është një figurë tepër kontroverse në Kosovë.

Në një intervistë që dha një vit më parë për Klan Kosova, Prekazi u shpreh se anëtarësimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA nuk zgjoi asnjë gëzim, por se për të ishte një ndodhi normale.

“Unë çka kam me u g’zu allahile? Nëse e ka pranuar, atëherë mirë është për krejt futbollistët nga Kosova që mund të luajnë edhe në reprezentacion të Kosovës edhe për kampionatin evropian dhe atë botëror. Pse të gëzohem unë? Gjë normale ka qenë për mua”, kishte thënë Prekazi.

Tutje, Prekazi pati pohuar se në të ardhmen shqiptarët mund të luajnë pa problem në Serbi, duke thënë se:“Beogradi është qyteti im. Uroj fitoren e Partizanit të Beogradit, ky klub është shtëpia ime e dytë”.

Xhevat Prekazi ka luajtur për skuadra si Galatasaray, Hajduk Split dhe Partizani i Beogradit. Me origjinën e familjes nga Prekazi dhe i lindur në Mitrovicë, aktualisht Prekazi jeton në Beograd, njofton Insajderi.

/Insporti.com

You may also like