Ish-futbollisti i dikurshëm u bë sot gjyqtari i parë me ngjyrë në Premierligë pas 15 vitesh

by admin
Spread the love

Sam Allison është bërë sot gjyqtari i parë me ngjyrë në Premierligë pas 15 vitesh dhe i dyti në histori që do të gjykojë një ndeshje të elitës së futbollit anglez.

Allison po gjykon ndeshjen mes Sheffield United dhe Luton, përcjell lajmi.net.

Gjyqtari i fundit me ngjyrë që ka gjykuar një ndeshje të Premierligës ishte Uriah Rennie, i cili arbitroi ndeshjen midis Liverpool dhe Tottenham në 2008.

Allison arbitroi në Championship këtë sezon dhe paraqitjet e tij të mira e shtynë atë në radhët e elitës.

Allison është gjithashtu një ish-futbollist. Ai luajti për skuadra të shumta angleze të ligës së ulët si Sëindon Toën, Bristol City dhe Exeter dhe ishte gjithashtu një lojtar për klubin aktual të Premierligës, Bournemouth.

Pas karrierës së tij si lojtar, ai u stërvit si arbitër, dhe në të njëjtën kohë punoi si zjarrfikës. Ai u bë gjyqtar profesionist tre vjet më parë./Lajmi.net/

You may also like