Ish-diplomati Murati: “Ballkani i Hapur” i kundërvihet procesit të Berlinit

by admin
Spread the love




Ish-diplomati Shaban Murati, në emisionin debativ në TV Shenja, tha se “Ballkani i Hapur” është një projekt që i kundërvihet procesit të Berlinit.

“Po t’i vësh në mëndje deklaratave të para të themelimit të ashtuquajturit “Ballkani i Minishengenit” të 2019-tës dhe deklaratat e fundit kur u krijua në Shkup “Ballkani i Hapur” të cilin unë e quaj “Ballkan të Kapur”. Cili është boshti? Të tre shtetet qoftë Serbia, qoftë Shqipëria, qoftë Maqedonia, lavdërohen që ky shtet është bërë pa tutorësi, pa mentorin BE. E Pranojnë vet. Ata e bëjnë sfidën dhe e paraqesin hapur pot ë lexosh fjalimet e tyre që nga Novi Sadi, ata thonë hapur, edhe Vuçiçi, edhe kryeministri i Shqipërisë, ne nuk kemi nevojë me për tutorët evropianë, që do të thotë, ky është një projekt serb, pra projekt i Vuçiçit, që këta po i quajnë nxënësit nga Tirana dhe nxënësit nga Shkupi, e pranuan pa u menduar dy herë. Është një projekt që i kundërvihet procesit të Berlinit. Sepse procesi i Berlinit, siç e dini ju ka projektin e krijimit të tregut të përbashkët rajonal”, ka deklaruar Murati. /SHENJA/


You may also like