Ironi me drejtuesit dhe nismë për biletat, Guerrils japin detajet

by admin
Spread the love

Partizani pret nesër Kukësin në “Air Albania” dhe pas njoftimit të klubit, që biletat pas porte do kushtojnë 100 lekë, Ultras Guerrils janë bërë nismëtarë që tifozët nën 16 vjeç të futën në stadium falas.

Në njoftimin e tyre ata nuk kanë lënë pa shënjestruar as drejtuesit e klubit: “Nesër ora 16:45 luhet Partizani- Kukësi në “Qemal Stafa”, çmimi i biletës në tribunën N është 100 lekë.

Duke marrë shkas nga ky veprim i çuditshëm i klubit në lidhje me uljen drastike të çmimit, shpresojmë të pasohet edhe me uljen drastike të rrogave të drejtuesve, uljen e numrit të dështuesve kronikë në klub, uljen e numrit të servilave dhe të njerëzve që nuk kane lidhje me ekipin dhe ngjyrat e Partizanit.

Thënë këtë ju njoftojmë se ditën e nesërme do te keni mundësinë ti blini biletat tek Baza 46, secili nga anëtarët dhe tifozët do të paguajë 300 lekë për 3 bileta, dy nga të cilat do ti shpërndahen FALAS tifozëve nën 16 vjeç.

Ftojmë të gjithë anëtarët t’i bashkohen kësaj nisme dhe gjithashtu të gjithë tifozët e vegjël të Partizanit të tërheqin biletën e tyre FALAS”, shkruhet në postimin e Guerrils. / oversport.tv

You may also like