Irfan Hysenbelliu nxjerr skicat: Rama vizatoi vetë pishinat që po prish tani

by admin
Spread the love

Firma e Kryeministrit Edi Rama, nuk ka qenë vetëm në miratimin e projektit të “Prestige Resort”, ku prej 3 ditësh tashmë sheh fadromat në oborrin e tij.

BalkanWeb, ka publikuar një vizatim të firmosur nga kreu i qeverisë për pronarin Irfan Hysenbelliu, ku ai skiconte pishinat që tashmë janë shkatërruar po prej tij.

Ishte skica e Kryeministrit që ai e ka quajtur “pema e jetës” që më pas do të implementohej. Madje sipas mediave në fjalë, ishte vetë Rama që ndryshoi ngjyrën me të cilën ishte lyer kompleksi.

Prishja e objekteve në kompleksin e njohur, ishte kulmi i përplasjes së qeverisë Rama me grupin mediatik të Irfan Hysenbelliut me të cilin.

Skicat e publikuara nga mediat e biznesmenit tregojnë afërsinë që ai ka pasur me kryeministrin, miqësi që tashmë është thyer për arsye që mbeten të paqarta.


You may also like