Irani mund të prodhojë më shumë se një bombë bërthamore – Shqip

by admin
Spread the love

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, tha të premten se është i zhgënjyer që organizata që ai drejton ka dështuar të monitorojë programin bërthamor të Iranit për dy vjet.

“Irani ka materiale të mjaftueshme për të krijuar më shumë se një bombë bërthamore. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se po ia dalin, vetëm se duhet transparencë totale”, tha ai në Universitetin Politeknik të Milanos.

Ai deklaroi se IAEA vazhdon të punojë për të kontrolluar përdorimin e materialit bërthamor nga Irani.

“Fatkeqësisht, që nga shkurti i vitit 2021, Irani nuk i ka përmbushur detyrimet e tij, kështu që për gati dy vjet IAEA nuk ka kryer inspektime kur bëhet fjalë për uraniumin e pasuruar”, shtoi Grossi.

Në një intervistë për La Republicca, drejtori i IAEA tha se “gjendja me Iranin është komplekse për momentin”. /tesheshi.com/

You may also like