IRAN – 103 të vdekur pas shpërthimit në një ceremoni përkujtimore për gjeneralin Soleimani

by admin
Spread the love

TEHERAN, 3 janar /ATSH-ANSA-DPA/ – Të paktën 103 persona kanë humbur jetën dhe 140 të tjerë janë plagosur për shkak të dy shpërthimeve pranë varrezave të Kermanit, në Iranin Qendror, ku ndodheshin mijëra persona, të cilët po përkujtonin trevjetorin e vdekjes së gjeneralit të fuqishëm iranian Qassem Soleimani.

Nga media iraniane pati raportime edhe për një shpërthim të dytë.

Zëvendësguvernatori i Kermanit e konsideroi një sulm terrorist.

Kerman ishte shtëpia e Soleimani, ish-komandantit të njësive të huaja të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).

SHBA e vrau atë në një sulm me dron në Irak më 3 janar 2020.

Soleimani nderohet si martir nga mbështetësit e qeverisë.

Të mërkurën, turma njerëzish bënë gjithashtu një pelegrinazh nëpër rrugët e Kermanit, në varrin e Soleimanit.

Në një klip të transmetuar drejtpërdrejt në televizionin shtetëror, dëgjoheshin një zhurmë dhe britma.

Shkaku i saktë i shpërthimit është ende i paqartë./ a.jor

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like