Inzagi kursen një titullar, por fiton një tjetër. Ja si pritet të rreshtohen skuadrat në duelin Napoli-Inter

by admin
Spread the love

Interi u stërvit dje në “Suning” me një sy nga ndeshja e së dielës kundër Napolit në “Maradona”. Edhe në seancën e djeshme Alesandro Bastoni u stërvit i diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit.

Mbrojtësi është më mirë, por duke përjashtuar ndonjë surprizë, ai do të kursehet për transfertën e vështirë të kësaj fundjave. Pas dëmtimit muskulor të pësuar gjatë kampit stërvitor me Italinë, mbrojtësi po shkon drejt rikuperimit të plotë, por ndjesia është se Simone Inzagi kërkon të tregojë kujdes dhe për këtë arsye ta shtyjë rikthimin në fushë për ndeshjen e ardhshme.

Histori ndryshe për Pavarin, i cili ka filluar të vrapojë sërish, por do të duhen të paktën 2-3 javë të tjera për ta parë mbrojtësin francez në fushë. Ndërsa situata e Dumfris nuk duket të jetë shqetësuese pas lodhjes së orëve të fundit.

FGGHPANORAMASPORT.AL

You may also like