Inzagi, apel përpara Napolit: Të mbyllim kampionatin

by admin
Spread the love

Trajneri i Interit, Simone Inzagi ka vendosur të jetë i qetë për eliminimin e skuadrës së tij nga Champions-i. Numri një i zikaltërve e pranoi këtë gjë menjëherë pas sfidës në Madrid, ndërkohë që edhe ditën e djeshme nuk i ka ngritur tonet.

Sigurisht që kërkon ta ketë skuadrën sa më të përqendruar për të mos e ndier presionin për atë eliminim të beftë nga Champions-i. “Duhet të kishim bërë më mirë, por i tillë është futbolli. Me pak më shumë qetësi mund të ishim ne në çerekfinale. Tani duhet të përgjigjemi sa më mirë në kampionat sepse kemi një ndeshje të rëndësishme. Duhet të vazhdojmë momentin pozitiv dhe ta mbyllim këtë objektiv”, ka thënë trajneri para skuadrës.

PANORAMASPORT.AL

You may also like