Inzaghi: Titulli dimëror të jetë motivim për ne për të bërë edhe më shumë

by admin
Spread the love

Simone Inzaghi dëshiron që titulli dimëror i Interit të jetë një faktor motivues përpara ndeshjes së nesërme kundër Torinos.

Nerazzurrët aktualisht kryesojnë tabelën e Serie A pas 18 ndeshjesh, katër pikë më shumë se Napoli i vendit të dytë. Zikaltrit kanë humbur vetëm një ndeshje këtë sezon deri më tani, atë kundër Lazios në tetor, dhe ata do të mbeten në krye të tabelës edhe nëse humbasin nga Torino nesër.

Duke folur për ‘Inter TV’ përpara ndeshjes kundër Torinos, Inzaghi filloi duke diskutuar për kënaqësinë e tij në pozicionin aktual të ekipit në tabelën e Serie A. “Është normale që jam i kënaqur, jemi shumë të lumtur me këtë titull dimëror, por e dimë që nuk përfundon në listën e nderit, ndaj jemi të lumtur, është një ndjenjë e mirë, por duhet të jetë motivim për të bërë edhe më shumë. ‘

Trajneri 45-vjeçar italian ishte i kënaqur me ecurinë e skuadrës së tij këtë sezon, por theksoi nevojën për të qëndruar vigjilent, duke thënë: “Jemi në një moment të mirë, djemtë janë të gjithë të përfshirë, ne jemi me fat që mund të punojmë gjithmonë shumë mirë, pavarësisht ndeshjeve të shumta që kemi pasur. Po bëjmë mirë, por e dimë që rruga jonë është ende shumë e gjatë, kemi parë që në këto 18 ndeshjet e para të ligës kreu i tabelës ka ndryshuar shpejt.

“Ne jemi në përputhje me atë që klubi na kishte kërkuar, që ishte kthimi në top katërshe, për të ruajtur katër pozitat e para në ligë, kështu që jemi të lumtur. Ekipi po punon shumë mirë dhe kjo është një nxitje për ne që të vazhdojmë në këtë rrugë, duke e ditur që gjithmonë ka shumë gracka’, tha ai.

Së fundi, Inzaghi komentoi ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve kundër Liverpool-it dhe se si është e rëndësishme të përgatiten një sërë idesh dhe planesh për çdo lojë. “Liverpool është ende shumë larg, ne e dimë se duhet të arrijmë atje në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Tashmë nga këta katër muajt e parë kemi parë që mes lëndimeve dhe skualifikimeve duhet të kesh gjithmonë ide të ndryshme në kokën tënde, sepse skuadra për këto arsye gjithmonë mund të evoluojë nga një ditë në tjetrën”, ka thënë ndër të tjerash teknuiku italian.

You may also like