Inzaghi nuk ka më dyshime për portën, merr vendimin se kush do të jetë titullar

by admin
Spread the love

Samir Handanovic ka padyshim një rol të rëndësishëm në ekipin e Interit, jo vetëm se mban fashën e kapitenit, por edhe për rolin që luan në dhomat e zhveshjes. Megjithatë, portieri slloven nuk sjell më një garanci për portën zikaltër dhe Inzaghi po mendon të sjellë një ndryshim.

Andre Onana duket se ka mposhtur konkurrencën e numrit 1 të portës zikaltër dhe mund të marrë ai postin e titullarit. Kamerunasi është gati të shfrytëzojë mundësinë e tij të parë e cila mund të vijë që në sfidën e sotme përballë Bayernit të Mynihut.

Një ndryshim i rëndësishëm për ekipin zikaltër pasi Samir Handanovic ka qenë një titullar i padiskutueshëm që prej afrimit të tij në vitin 2012. Inzaghi duket se është bindur se tashmë është koha që Onana të veshë një fanellë titullari dhe kjo gjë mund të vijë që në supersfidën e sotme. /oversport.tv

You may also like