Inzaghi: Ndaj Lazios sfidë e vështirë, shpresoj që Immobile mos shënojë

by admin
Spread the love

Pas fitoreve përballë Lecces dhe Spezias, Interi kërkon suksesin e radhës në kampionat për të qëndruar në krye të renditjes së Serie A. Pengesa e radhës mban emrin Lazio, një kundërshtar që Inzaghi e njeh shumë mirë.

“Do të ndeshemi me një skuadër të fortë, që këtë vit është përmirësuar në organikë. Duhet të bëjmë një ndeshje të kujdesshme. Kam një marrëdhënie shumë të mirë me Immobile, që ka bërë sezone të mëdha nën drejtimin tim dhe vazhdoi edhe sezonin e kaluar me Sarrin.

Është një ndeshje e veçantë për të gjithë, duam të bëjmë një paraqitje të mirë. I uroj që të shënojë gjithmonë, por kësaj radhe kundër nesh ta bëjë pushim.

Skriniar është në formë, i përqendruar. Erdhi pas një dëmtimi me kombëtaren, por dita-ditës po rritet gjendja e tij dhe ajo e Interit”, ka thënë mes të tjerash tekniku i Interit, në prag të ndeshjes së nesërme kundër Lazios, që mund ta ndiqni live në Oversport dhe Tibo.

You may also like