Inzaghi me dy mungesa ndaj Atleticos, ja kur pritet të rikthehen

by admin
Spread the love

Interi kthen vëmendjen nga Liga e Kampionëve, aty ku të mërkurën në mbrëmje do të përballet me Atleticon e Madridit në kryeqytetin spanjoll, me mision mbrojtjen e avantazhit 1-0 të vendosur në “San Siro” dhe avancimin në çerekfinale.

Simone Inzgahi do të duhet të bëjë llogaritë edhe me dy mungesa për transfertën madrilene, pasi me skuadrën nuk do të udhëtojnë anësori brazilian Carlos Augusto dhe sulmuesi austriak Marko Arnautovic.

Të dy u dëmtuan në ndeshjen ndaj Bolognës të shtunën dhe kryen testet mjekësore, teksa klubi zikaltër bëri me dije se Carlos Augusto pritet të rikthehet në fushë vetëm më 1 prill për ndeshjen me Empolin, ndërsa Arnautoviç mund të mungojë edhe një javë më shumë.

Natyrisht një problem ky për Simone Inzaghin, që në harkun e katër ditëve do të duhet të përballojë transfertën ndaj Atleticos dhe sfidën në shtëpi përballë Napolit.

Më pas vjen ndërprerja e kampionatit, për t’u lënë vend ndeshjeve të përfaqësueseve, teksa një pjesë e futbollistëve do të kenë mundësinë të rikuperojnë energjitë e shpenzuara në këtë fazë të parë të vitit 2024, ku zikaltrit kanë bërë një ecuri perfekte, duke fituar të 13 ndeshjet e luajtura./ Super Sport


Top Channel

You may also like