Inzaghi: Jam i zemëruar, patëm një qasje të gabuar të ndeshjes  

by admin
Spread the love

“Jam shumë i zemëruar për qasjen që patëm ndaj ndeshjes. Sassuolo kishte fituar me Milanin këtu dhe në Torino me Juventusin. Duhet të ishim më të kujdesshëm”. Kështu e nisi fjalën e tij pas humbjes ndaj Sassuolos trajneri i Interit, Simone Inzaghi.

Ai foli për DAZN ku ndër të tjera tha: “Në pjesën e dytë u përpoqëm të organizonim diçka, por nuk  patëm asnjë episod. Ne duhet të kishim një tjetër qasje ndaj ndeshjes. Tani do të analizojmë me qetësi, do të përpiqemi të gjejmë energji fizike dhe mendore”.

RASTET E KRIJUARA- “Ne krijuam shumë. Nuk ishim në gjendje ta rihapnim me një dridhje. Në fund të pjesës së parë do të kisha ndryshuar më shumë se dy. Më pas luajtëm me dy mesfushorë dhe një trekuartist.

U përpoqëm të rihapnim takmin, por nuk ia dolëm dot. Kishim disa mungesa te rëndësishme, por ne duhet të jemi më të fortë se mungesat, episodet apo pezullimet”.

TENSION- “Unë mendoj se jo. Ata janë mësuar me ndeshje të tilla. Na mungonte shkëlqimi. Kemi pësuar dy gola që nuk duhet të pësohen. Jemi ende sulmi më i mirë, do të shënojmë edhe me më shumë bindje”.

SHANSET E HUMBURA- “Kur krijon shanse nuk duhet të shqetësohesh. Bëhet fjalë për një lojë maksimumi dy.

Sot duhej të ishim më të mirë dhe më të vëmendshëm sepse e dinim që Sassuolo është një ekip teknik dhe ka lojtarë të shkëlqyer në kundërsulme. Një skuadër që dëshiron të fitojë Scudetton nuk mund të ketë një qasje të tillë ndaj ndeshjeve”. /oversport.tv

You may also like