Inzaghi: Duhet të arrijmë 10 pikë në këtë grup, Bayerni favorit për të fituar Championsin

by admin
Spread the love

Interi kërkon të hedhë pas zhgënjimin nga derbi dhe të rikthehet te fitorja në sfidë e radhës që përkon me grupin e Champions League përballë Bayernit. Në prag të kësaj sfide tekniku Simone Inzaghi ka dhënë konferencën për shtyp ku ka dhënë përshtypjet e tij.

“Ne e dimë forcën e kundërshtarit tonë, grupi është shumë konkurrues. Vijmë nga zhgënjimi i derbit, e dimë se çfarë përfaqësonte për tifozët dhe për klubin tonë.”

GRUPI- “E dimë se duhet të grumbullojmë 10 pikë në këtë grup. Nëse flasim në mënyrë objektive është një grup shumë i vështirë në raport me vitin e kaluar, por ne jemi Interi kështu që duhet të kemi mundësinë për t’u përballur me Bayernin. Ata janë një prej 3-4 skuadrave favorite për të fituar Championsin.”

GABIMET NË DERBI- “I kemi analizuar, sepse pas çdo humbjeje të dhimbshme duhet të ketë dhe një përballje. Gabimi më i madh ishte kur lejuam të shënonin golin e barazimit. Ndaluam së bëri atë që po bënim në 25 minutat e para. Mund të ndodhë edhe me Bayernin. Duhet të reagojmë më mirë dhe të qëndrojë në lojë.”

KRITIKAT- “Në futboll janë të përditshme. Kritikat konstruktive mua më pëlqejnë edhe t’i dëgjoj sepse më stimulojnë. Çdo ditë duhet të bëjë zgjedhje dhe kërkoj t’i bëj për të mirën e Interit.”

You may also like