Inzaghi: Asllani ka qenë perfekt, dua ta komplimentoj publikisht

by admin
Spread the love

Me 15 pikë më shumë se Juventusi i vendit të dytë, Interi vë një dorë mbi titullin kampion të Italisë, megjithatë Simone Inzaghi vijon të bëjë thirrje për kujdes dhe për vlerësim maksimal të ndeshjeve.

“Kemi fituar 12 ndeshje në 50 ditë dhe kemi vendosur një distancë, por futbolli na ka mësuar që asnjëherë nuk mund të jemi të qetë. Na presin edhe tri ndeshje të rëndësishme para ndërprerjes, ndaj dua t’i vlerësojmë maksimalisht”, u shpreh Inzaghi.

Tekniku zikaltër nuk ngurroi të komplimentojë publikisht edhe Kristjan Asllanin, që në të tretën ndeshje radhazi si titullar, gjeti edhs golin e parë me fanellën zikaltër.

“Dua t’i bëj një duartrokitje të madhe Asllanit edhe publikisht, sepse e meriton. Ka bërë tre ndeshje brenda një jave dhe ka qenë perfekt. Ndaj Lecces ishte sfidë intensive, më pas Atalanta dhe Genoa, ta cilat dihet si luajnë, por ai i ka përballuar mjaft mirë dhe jam i lumtur që u shpërblye edhe me këtë gol. Shpresojmë që për Bolognën të rikuperojmë edhe Frattesin e Calhanoglunë”, tha Inzaghi.

You may also like