Intervistë e ambasadorit të Kosovës Sami Ukeli për gazetën zvicerane

by admin
Spread the love

“Shumë artikuj të `20 Minuten` shpërndahen dhe gjithashtu përkthehen sepse marrëdhëniet midis vendeve janë shumë të ngushta”

Ambasadori Sami Ukelli

Gazeta zvicerane “20 Minuten” tani do të botohet edhe ne gjuhën shqipe. Ambasadori i Kosovës Sami Ukelli (49) për imazhin e shqiptarëve në Zvicër, futbollin dhe pandeminë.

Zoti ambasador, në mars do të zhvillohet një ndeshje ndërkombëtare e futbollit mes Zvicrës dhe Kosovës. Për kë do të bëni tifo?

Është një ndeshje historike, vetëm pas 14 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Zvicrës dhe Kosovës. Kush fiton nuk është aq me rëndësi – duhet ta bëjë komunitetin të lumtur.
A e keni falur Granit Xhakën apo Xherdan Shaqirin që nuk kanë luajtur për Kosovën?
Ata u rritën në Zvicër dhe zgjodhën kombin në të cilin u shkolluan dhe të cilit i detyrohen shumë. Këtë mund ta kuptoj mirë. Megjithatë, ata mbeten heronj në Kosovë. Ne festojmë shumë kur ndonjë zviceran me prejardhje kosovare shënon gol. Këtu në ambasadë varet një fanellë e nënshkruar nga Shaqiri.

A ka ndryshuar imazhi i komunitetit shqiptar në Zvicër vitet e fundit për shkak të gjeneratës së re në kombëtare?

Shumë gjera kanë ndodhur në dhjetë vitet e fundit dhe ne jemi shumë krenarë për këtë. Dhjetë vjet më parë, në Televizionin shtetëror zviceran SRF u transmetua filmi dokumentar “Shqiptarët e mirë”. Në atë kohë nuk ishte aq e lehtë të gjeje shembuj të integrimit të suksesshëm. Sot është shumë ndryshe. Dhe jo vetëm në kombëtare apo në Eurovision. Fakti që integrimi i grupeve të popullsisë së huaj është më i suksesshëm në Zvicër se kudo tjetër, është një nga pikat e forta të Zvicrës.

Marrëdhëniet ekonomike janë gjithashtu të ngushta. Pak a shumë dihet se çfarë eksporton Zvicra në Kosovë dhe në mbarë botën. Por çfarë eksporton Kosova në Zvicër?

Kohëve të fundit, eksportet janë rritur, duke arritur në rreth 40 milionë franga. Zvicra kryesisht importon dru, kuzhina dhe shërbime nga Kosova. Një shembull janë qendrat e thirrjeve të drejtuara nga kompanitë zvicerane në Kosovë. Këtu, ne ende shohim shumë potencial. Zvicra, pas Gjermanisë është gjithashtu investitori i dytë më i madh në Kosovë.
Tani mund ta lexoni “20 Minuten” edhe në shqip. Çfarë mendoni për ofertën?
Mendoj se ideja është shumë e mirë. Edhe nëse shumica e kosovarëve në këtë vend janë dygjuhësh, është mirë nëse ata që nuk flasin shumë mirë gjermanisht ose frëngjisht mund të marrin informacion drejtpërdrejt. Portali juaj i lajmeve tashmë është shumë i njohur në Kosovë. Shumë artikuj rë “20 Minuten” shpërndahen dhe përkthehen gjithashtu sepse lidhjet midis vendeve janë shumë të ngushta. Për më tepër, koha e pandemisë është e favorshme sepse informacioni i besueshëm është veçanërisht i kërkuar në kohët e fushatave kundër vaksinimit.

Pandemia ka pasoja për kosovaro-zviceranët. Kushdo që dëshiron të hyjë në Kosovë duhet të vaksinohet së paku dy herë. Pse Qeveria është kaq e rreptë?
Dispozita në mënyrë indirekte shërben për mbrojtjen e vizitorëve. Sistemi shëndetësor në Kosovë nuk është i krahasueshëm me atë të Zvicrës. Nuk mund të ofrohet trajtimi i njëjtë në rast urgjence. Dhe ata që janë vaksinuar dy ose tre herë, kanë më pak gjasa të përfundojnë në një njësi të kujdesit intensiv, sesa ata që nuk janë vaksinuar.

Skepticizmi i vaksinimit është veçanërisht i lartë në Kosovë. Vetëm rreth 50 për qind janë të vaksinuar. Përse? A ka edhe në Kosovë skeptikë?

(Qeshet) Jo, s’ka. Nuk ka edhe aq shumë protesta. Megjithatë, shumica nuk vaksinohen – nuk e di se nga vjen skepticizmi. Në përgjithësi, kjo nuk e ndryshon faktin që personat e pavaksinuar kanë një rrezik më të lartë për të përfunduar në spital.

Udhëtarët ballkanikë thuhet se pas verës kanë nxitur pandeminë në Zvicër. Si pasojë, u anulua Alba Festivali. Si e përjetuat debatin?

Ajo ishte e panevojshme. Virusi nuk e ka origjinën as në Zvicër e as në Kosovë. Nuk është e mundur të ndalohet një virus, siç mund ta shihni në Kinë për momentin, por edhe në Zvicër. Edhe nëse varianti omikron është më i butë, 38 000 raste në ditë në Zvicër janë të pafavorshme. Caktimi i fajit nuk ndihmon aspak. (Shtegu.com)

You may also like