Interi vazhdon interesimin për Taremin, synon të nënshkruajë me të në verë

by admin
Spread the love

Interi raportohet se po vazhdon të bëjë përpjekje për transferimin e Mehdi Taremit.

Nënkampionët e Evropës synojnë të nënshkruajnë me iranianin si futbollist të lirë, pasi kontrata e tij me Porton skadon në verën e vitit të ardhshëm.

Sulmuesi kishte qenë në negociata me Interin dhe Milanin disa muaj më parë, por çmimi i kërkuar i kishte shtyrë të dy klubet që të heqin dorë në verën e këtij viti, duke marrë parasysh edhe situatën e kontratës së tij me klubin portugez.

31-vjeçari shënuar pesë gola dhe ka bërë katër asistime në 22 ndeshje këtë sezon.

Ndërsa ka klube të tjera të interesuara për të nënshkruan Taremin si lojtar i lirë, raportimet nga Italia thonë se Interi është favorit, falë punës që kanë bërë prej javësh në prapaskenë.

You may also like