“Interi tregoi karakter dhe personalitet”, Saki: Juve e la garën që nga humbja në Milano

by admin
Spread the love

Ish-trajneri Arrigo Saki ka analizuar javën e fundit të Serisë A, duke nisur nga kryesuesit e Interit dhe pastaj ndjekësit Milan dhe Juventus, duke pasur jo pak rezerva për këtë të fundit.

INTER – “Pritej një reagim nga Interi, pas eliminimit nga Champions League. Dhe reagimi ishte aty. Barazimi në ‘San Siro’ nuk e errëson saktësisht ndeshjen. Zikaltrit bënë më shumë se Napoli, krijuan më shumë mundësi. Simone Inzaghi mund të jetë i kënaqur me qëndrimin e skuadrës, tregoi se ka karakter dhe personalitet. Pas largimit nga Champions League mund të kishte një reagim të ashpër, por nuk ishte kështu. Shenjë e qartë se zikaltrit kanë vlera të larta morale, si dhe cilësi të dukshme teknike e atletike”.

JUVENTUS – “Duke e parë nga jashtë dhe pa e ditur dinamikën e brendshme, skuadra e Alegrit më duket si një film pa komplot. Nuk ka lojë, nuk ka fije logjike që i mban të gjithë elementët të lidhur. Besoj se humbja e pësuar në ‘San Siro’ kundër Interit pati një ndikim të rëndësishëm në rrugën e Juventusit. Bardhezinjtë e kuptuan se nuk ishin në nivelin e zikaltërve dhe për këtë arsye nuk mund të konkurronin për titullin. Pra, janë shembur psikologjikisht. Allegri është një trajner ekspert dhe pragmatik. Tani i takon atij të gjejë një zgjidhje dhe të përpiqet të ndjekë përsëri vendin e dytë në renditje”.

MILANI – “Suksesi i kuqezinjve ishte i qartë, por disa gjëra duhen korrigjuar, nëse duan të arrijnë sa më mirë në vijën e finishit. Skuadra e Piolit, në disa momente të ndeshjes, ishte shumë e gjatë. Për të mbajtur Juven në distancë, për të arritur sa më larg në ‘Europa League’, Pioli duhet të nxjerrë në fushë skuadër më të shkurtër, e cila duhet të lëvizë si fizarmonikë, para dhe mbrapa, të gjithë së bashku.”.

PANORAMASPORT.AL

You may also like