Interi shumë pranë Scamaccas, me Sassuolon po diskutohen detajet e fundit

by admin
Spread the love

Sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, administratori i deleguar i Interit Beppe Marotta dhe ai i Sassuolos Giovanni Carnevali janë takuar disa herë gjatë javës së kaluar për të diskutuar mbi objektivin e zikaltërve, Gianluca Scamacca.

Sulmuesi kërkon që të qëndrojë në Itali dhe kjo shpjegon këmbënguljen e skuadrës milaneze që kërkon që të mbyllë sa më shpejt operacionin, dukë synuar një huazim të mire detajuar.

Gjithçka po ecën në rrugën e duhur. Duket se palët kanë arritur një marrëveshje në parim dhe tashmë po diskutohet për detajet specifike të huazimit me detyrim blerjeje. / Oversport.tv

You may also like