Interi ndjek metodën e Juventusit, ngrin negociatat për rinovimet

by admin
Spread the love

Duket se është kthyer në një modë strategjia e ndjekur nga Juventusi për rinovimet e kontratave. Më parë drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” ngrinë të gjitha negociatat me lojtarët, për të qenë të fokusuar vetëm te fusha e lojës. Të njëjtën gjë duket se po ndjek edhe Interi.

Sipas asaj që raporton Corriere dello Sport, Beppe Marotta ka anuluar të gjitha negociatat aktuale me lojtarët. Arsyeja është fokusimi totalisht te fusha e lojës dhe sprinti final që duhet për të mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon. Kështu, sipas gazetës, negociatat me Perisic, Handanovic e Skriniar janë shtyrë për javët e ardhshme.

Nuk përfshihet në këtë situatë Marcelo Brozovic. Kontrata e tij është mbyllur prej kohësh dhe mungon vetëm zyrtarizimi nga ana e klubit. Për sa i përket zyrtarizimit, gjithçka pritet të publikohet gjatë pushimit të kombëtareve. /oversport.tv

You may also like