Interi ndalet në barazim me Monacon, Asllani sërish vendimtar

by admin
Spread the love

Interi është ndalur në një barazim 2-2 në miqësoren e dytë të kësaj faze përgatitore. Në sfidën që ndoqët live dhe ekskluzivisht në Oversport, zikaltrit arritën të rikuperonin nga disavantazhi 2-0 i francezëve, ndërsa realizoi në këtë takim edhe talenti shqiptar Kristjan Asllani.

Monaco e nisi më mirë takimin ndërsa fitoi epërsinë e golave në minutën e shtatë. Ishte Golovin ai që hapi siparin për Monacon, përpara se Ben Yedder të dyfishonte shifrat.

Në fundin e pjesës së parë Gagliardini ngushtoi diferencat duke i çuar ekipet në dhomat e zhveshjes në shifrat 2-1. Në fillimin e pjesës së dytë, Kristjan Asllani u gjend në vendin e duhur dhe me një goditje të bukur mposhti portierin kundërshtar, duke çuar shifrat në 2-2.

Kishte hapësirë edhe për shumë zëvendësime nga të dyja ekipet, por pa arritur dot të ndryshonin rezultatin. Kështu në miqësoren e dytë Interi ndalet në barazim 2-2, ndërsa Asllani pas asistit në sfidën e kaluar tashmë realizon edhe gol me fanellën zikaltër. /oversport.tv

Foto: Inter, Twitter

You may also like