Interi kërkon titullin simbolik ”Kampion dimri”. Por në 25 vitet e fundit shpesh nuk ka garantuar trofeun

by admin
Spread the love

Interi luan këtë fundjavë ndeshjen e javës së 19 të Serisë A ndaj Veronës me ndërgjegjen e plotë se vetëm një surprizë e madhe mund t’i heqë nga duart titullin simbolik ”kampion dimri”.

Zikaltërve u mjafton të mos humbin përballë Veronës, pasi falë 2 pikëve avantazh që kanë ndaj Juventusit dhe golavarazhit shumë më të mirë, do të jenë të qetë në vendin e parë në renditje në fund të gjysmës së parë të kampionatit. Por titulli simbolik “Kampion dimri” shpesh nuk të sjell trofeun.

Këtë e kupton më mirë nga trendi i 25 viteve të fundit, ku shumë nga skuadrat që në gjysmë të kampionatit kanë qenë në vendin e parë, në fund kanë parë një ekip tjetër që të bëjë të vetin trofeun e Serisë A.

Në vijim është lista e kampionateve të 25 viteve të fundit ku skuadra “Kampione dimri” nuk ia ka dalë të festojë në fund:

2021/2022 – Inter (Titulli për Milanin)

2020/2021 – Milan (Titulli për Interin)

2017/2018 – Napoli (Titulli për Juventusin)

2015/2016 – Napoli (Titulli për Juventusin)

2005/2006 – Juve (Titulli iu dha Interit)

2004/2005 – Titulli u hoq

2003/2004 – Roma (Titulli për Milanin)

2002/2003 – Milan (Titulli për Juventusin)

2001/2002 – Roma (Titulli për Juventusin)

1999/2000 – Juve (Titulli për Lacion)

1998/1999 – Fiorentina (Titulli për Milanin)

PANORAMASPORT.AL

You may also like