Interi kërkon një tjetër shqiptar, rikthehet në modë emri i Marash Kumbullës

by admin
Spread the love

Pas blerjes së Asllanit, Interi kërkon një tjetër lojtar të kombëtares shqiptare për të përforcuar skuadrën për sezonin e ri. Emri i Marash Kumbullës kthehet në modë në kampin zikaltër.

Mbrojtësi i Romës ishte në shënjestrën e Interit që në verën e vitit 2020 bashkë me Tonalin, por më pas tratativat dështuan sepse grupi Suning vendosi që të mos bënte investime.

Kumbulla do të ishte zëvendësuesi perfekt për Inzaghin në repartin e mbrojtjes, sidomos nëse do të largohej njëri mes Skriniar dhe De Vrij.

Por Roma, që nuk e ka pritur mirë largimin e Mkhitaryan, e vlerëson kartonin e futbollistit shqiptar 20 milionë euro dhe nuk ka ndërmend të bëjë asnjë ulje. / Oversport.tv

You may also like