“Interi është më i forti”, Igli Tare: Milani dhe Juve mbeten një skuadër e rëndësishme

by admin
Spread the love

Ish-drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare komentoi për Radio Deejay mbi lojën e Interit dhe Simone Inzaghin.

Tashmë si lojtar mund të shikosh diçka të veçantë, e njëjta gjë mund të thuhet për Guardiolën: ata kishin diçka më shumë,  Simone me sa duket mashtron. Është gjithmonë gazmor por në realitet është shumë i thellë dhe kujdeset për çdo detaj të vogël e nis nga minuta e parë e mëngjesit deri në të fundit te mbrëmjes dhe kujdeset për çdo gjë në mënyrëe obsesive. Ka diçka më shume se të tjerët ne duke krijuar një marrëdhënie me ekipin dhe në një nivel individual. Ai dhe Pippo kanë një mënyrë shumë të ngjashme të të menduarit“, tha Tare.

Për dominimin e Nerazzurrëve në kampionat ai thotë: “Kampionati thotë qartë se Interi është më i forti për atë që ka treguar. Mendoj se i dyti është Juve, ata janë të fortë: prisja diçka më shumë duke mos pasur kupa, ata mund të përgatiteshin. Ndeshjet janë më të mira, por ata mbeten një skuadër e rëndësishme si Milani. Por ajo që po bën Bolonja është një surprizë e bukur, të bën vërtet të lumtur të shohësh se si ata luajnë“.


Top Channel

You may also like