Inter-Perisic në tavolinë për rinovimin e kontratës, ndahet data e takimit

by admin
Spread the love

Ai është një nga futbollistët pa kontratë, mirëpo po jep më shumë sesa maksimumin me fanellën e Interit. Ivan Perisic ka numra të rëndësishëm këtë vit me zikaltrit dhe deri më tani e ardhmja e tij ka qenë një çështje e pazgjidhur.

Së fundmi, kur ai luajti dhe shënoi gol ndaj Udineses, në ndeshjen e 250-të me fanellën zikaltër, vjen një njoftim në lidhje edhe me të ardhmen e tij në skuadrën milanezë. Sicc raportohet, drejtuesit dhe agjenti i lojtarit kanë dakordësuar datën 23 maj për t’u takuar dhe për të folur për mundësitë e rinovimit të kontratës.

E ardhmja e kroatit do të diskutohet kur edhe fatet e kampionatit të jenë zgjidhur, me Interin që tashmë lufton deri në fund me shpresën se Milani do të bëjë dy barazime ose një humbje.

Ivan Perisic kërkon nga Inter një kontratë dy-vjeçare me një pagë prej pesë milionë eurosh, ndërsa Inter është i gatshëm që t’i ofrojë pagën 4 milionë euro dhe një vit kohëzgjatje.

Një javë përpara se t’i përfundojë kontrata me Interin, më 23 maj, Perisic dhe Inter do të ulen sërish në tryezë për të saktësuar qëndrimin apo jo zikaltër edhe në përfundim të këtij sezoni. Kroati 33-vjeçar, këtë sezon ka shënuar 7 gola dhe ka asistuar 6 herë në kampionat. / oversport.tv

You may also like