Inter ‘me sytë’ nga Mkhitaryan, për finalen rikuperohet edhe Skriniar

by admin
Spread the love

Nota e vetme negative në kualifikimin e Interit për në finalen e Ligës së Kampionëve, ishte padyshim dëmtimi i Heinrikh Mkhitaryan, mesfushor titullar që po bën mjaft mirë me zikaltrit këtë sezon.

Armeni bëri pushim këtë të mërkurë, ashtu si pjesa tjetër e skuadrës, teksa të enjten do t’u nënshtrohet vizitave mjekësore, për të parë edhe shkallën e dëmtimit dhe për të llogaritur kohën e rikuperimit.

Natyrisht fjalën e fundit do ta thonë vizitat mjekësore, megjithatë në kampin interist janë optimistë se bëhet fjalë vetëm për një zgjatje të lehtë, që do t’i lejojë Mkhitaryan të rikthehet në fushë deri më 10 qershor, kur do të luhet finalja e Champions League.

Ndërkohë për sfidën më të rëndësishme të sezonit, Inzaghi mund të ketë në dispozicion edhe sllovakun Milan Skriniar. Ky i fundit ka nisur përgatitjet pas dëmtimit në shpinë, që po e mban jashtë fushave që prej muajit shkurt.

Sipas llogarive, pritet të rikuperohet deri më 10 qershor, por më pas vendimin për të luajtur apo jo, do ta marrë Inzaghi, duke vlerësuar faktin që sllovaku nuk luan prej shumë muajsh dhe nuk ka ritmin e ndeshjes.


Top Channel

You may also like