Inter-Juve luhet edhe në stol, Inzagi-Alegri një mal me rekorde

by admin
Spread the love

Po nis të afrohet Inter-Juventus dhe në “Meazza” pritet një ndeshje yjesh jo vetëm në fushë, por edhe në stol, ku Simone Inzagi dhe Maks Alegri do të luajnë shah. Të dielën në orën 20:45 ata do të përballen për herë të 13-të në historinë e Serisë A dhe 19-të në të gjitha kompeticionet.

I pari ishte një sulmues zone me 187 ndeshje dhe 43 gola në Serinë A, i dyti një fantazist provincial me 101 paraqitje dhe 19 gola në Serinë A. Në fushë ata nuk u panë kurrë: Inzagi debutoi në Serie A me Piaçencën më 13 shtator 1998, ndërsa Alegri bëri paraqitjen e tij të fundit në kampionat më 8 shkurt 1998, me fanellën e Napolit.

Nëse në kampionat Masimiliano Alegri është trajneri që ka mposhtur më së shumti Simone Inzagin, me një bilanc prej tetë fitoresh, dy barazime dhe dy humbje, në statistikat e përgjithshme gjërat ndryshojnë me 9 fitore për trajnerin aktual të Juventusit ndaj gjashtë, dhe vetëm tre barazimeve. Përplasja e parë mes të dyve daton në 20 prill 2016.

Trajneri nga Piaçenca është në pankinën e Lacios prej tre javësh, në mënyrë të përkohshme, pas shkarkimit të Stefano Piolit. Inzagi tashmë ka bërë mirë me të rinjtë, duke fituar dy Kupa të Italisë dhe një Superkupë të Italisë dhe Klaudio Lotito i ofron atij mundësinë për të trajnuar skuadrën e parë.

Besimi shpaguhet: fitojnë 3-0 në Palermo dhe 2-0 në shtëpi ndaj Empolit, më pas vjen testi i parë real, në “Stadium” ndaj bardhezinjve një hap larg titullit të 32-të.

Alegri fitoi 3-0 falë goditjes së Manxukiç dhe Dibalës dhe Juventusi fitoi matematikisht kampionatin e tyre të pestë radhazi duke fituar në Firence javën pasardhëse.

JUVE INTER

Të dy trajnerët do të luajnë gjithashtu për të përmirësuar statistikat e tyre personale ndaj kundërshtarëve të ditës së ndeshjes: Interi është skuadra kundër të cilës Masimiliano Alegri ka humbur më shumë ndeshje në Serinë A: 8 humbje, 10 fitore dhe 8 barazime, ndërsa Juventusi është “macja e zezë” e Simone Inzagit në kampionat: 10 humbje, 3 fitore dhe 3 barazime.

Ndeshja e së dielës do të jetë e 295-ta në Serinë A për Simone Inzagin , e 98-ta në kampionat në krye të Interit, ndërsa Alegri, i cili ndaj Leçes arriti 300 fitore në Serinë A, pasi kaloi gjithsej 400 ndeshjet me Juventusin, do të synojë të bëhet trajneri i parë në historinë e Serisë A që kapërcen kuotën e 1000 pikëve: aktualisht ka 998 pikë, duke thyer rekordin e Luçiano Spaletit (996).

PANORAMASPORT.AL

You may also like