Inteligjenca amerikane merr qindra raportime për UFO-t, me dhjetëra mbesin pa shpjegim

by admin
Spread the love

Në një raport të fundit nga Inteligjenca amerikane thuhet se ushtria ka marrë qindra raportimi të reja për UFO-t, ndërsa një pjesë e madhe e objekteve janë identifikuar, shumë kanë mbetur ende të panjohura.

Një Task Forcë speciale e krijuar nga Departamenti i Mbrojtjes, që nga marsi i vitit 2021, ka marrë 247 raporte për objekte fluturuese të paidentifikuara. Kjo Task Forcë kreu një analizë dhe sipas saj, 26 objekte u përcaktuan si dron, 163 u përcaktuan si balona të vogla me ajër, 6 objekte të tjera, sipas raportit, mund të kenë qenë zogj, qese plastike, apo mbeturina të tjera në ajër.

Megjithatë, me dhjetëra raportime të tjera nuk kanë arritur të marrin asnjë përgjigje. “Disa nga këto objekte të raportuara kanë shfaqur karakteristika të pazakonta dhe kërkojnë analiza të mëtejshme”, thuhet në raportin e kësaj Task Force.

Shumica e këtyre raportimeve kanë ardhur nga personeli i Forcave Ajrore Amerikane, të cilët kanë parë objektet e dyshimta gjatë misioneve të tyre.

Raportimi bën pjesë në masat e reja të shërbimeve amerikane për të hapur publikisht hetime të caktuara për dukuri të tilla që më parë stigmatizoheshin si raportime haluçinante dhe trillime. Aktualisht autoritetet amerikane po i klasifikojnë shfaqje të tilla në kontekstin e sigurisë së shtetit përpara trajtimit të tyre mbi paradigmën e vizitës nga botë aliene.

You may also like