Integrimi i Ballkanit Perëndimorë në BE, Borell: Është koha për të ecë përpara

by admin
Spread the love




Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian Josep Borrell theksoi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është “e qartë, brenda BE-së” dhe se Ballkani Perëndimor nuk është oborri i fundit e Unionit, por brendësia e tij. Mbrëmë, në një blog të titulluar “Është koha për të ecur përpara në integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE” me rastin e vizitave të javës së kaluar në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Bosnje-Hercegovinë, Borrell tha se liderët e dënuan qartë pushtimin rus të Ukrainës dhe iu bashkuan sanksioneve të BE-së kundër Rusisë.

“Ne jemi të bashkuar në përpjekjet tona për të ndalur luftën dhe për të ndihmuar popullin ukrainas. Theksova fuqimisht përkushtimin e BE-së për të mbështetur më tej Ballkanin Perëndimor dhe për të avancuar të ardhmen e rajonit në Bashkimin Evropian”, shkroi Borrell.


You may also like