Instituti i Statistikave të Futbollit nxjerr një shqiptar me shifra të barabarta me Haaland e Mbappe

by admin
Spread the love

Viti 2023 mbyllet sot dhe tashëm është koha e bilanceve për të gjithë ata që kanë qenë protagonistët e këtij rrugëtimi prej 365 ditësh të vitit kalendarik.

Dhe në përmbledhjet e IFFHS, Institutit Ndërkombëtar të Statistikave të Futbollit, ka protagonistë edhe shqiptarë.

Nëse trajneri i Kombëtares, Silvinjo, u përzgjodh trajneri i 8-të më i mirë në botë në sondazhin e IFFHS, ky i fundit ka përpiluar edhe shumë tabela statistikore, mes të cilave janë edhe ata të futbollistëve që kanë shënuar më shumë gola në një ndeshje të vetme zyrtare.

Në majë të listës janë braziliani Rafinja i ekipit Master 7 në Laos dhe Sem Filip i Kristiançërç Junajtid në Zelandën e Re, të cilët kanë shënuar secili nga 8 gola në një ndeshje të vetme gjatë këtij viti.

Por ndërkohë në klasifikimin e më të mirëve, bie në sy edhe emri i një futbollisti shqiptar.

Bëhet fjalë për mesfushorin Albert Dabiqaj, i cili në ndeshjen e Kupës mes Gjilanit dhe Trepçës, shënoi 5 gola në suksesin 5-1. Kështu, ai rreshtohet përkrah emrave si Haland dhe Mbape, të cilët gjithashtu kanë tundur 5 herë rrjetën në një ndeshje të vetme në këtë vit kalendarik, teksa duhet theksuar se norvegjezi e bëri në Ligën e Kampioneve  ndërsa francezi në Kupën e Francës.

You may also like