Infantino mirëpret Interin në Botërorin e SHBA-së 2025, zyrtarizohen 18 klube

by admin
Spread the love

Me një video-mesazh të publikuar në “Instagram”, presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, i cili ka qenë gjithmonë tifoz i klubit zikaltër, ka pritur zyrtarisht Interin mes 32 skuadrave që do të garojnë për Botërorin e ri të Klubeve në verën e vitit 2025 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kam kënaqësinë të mirëpres Interin në Botërorin e ri të Klubeve 2025, i cili do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mirë se erdhët dhe paçi fat”, tha Infantino.

Edicioni i parë i turneut me 32 skuadra do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara nga 15 qershori deri më 13 korrik 2025 me një minimum prej tri ditësh pushim për çdo ekip ndërmjet ndeshjeve. Sipas rregullave të kompeticionit, do të ketë një ndarje në tetë grupe me nga katër skuadra. Dy skuadrat e renditura të parat që do të kualifikohen në fazën e 1/8-ave, e ndjekur nga një fazë eliminimi direkt në ndeshje të vetme nga raundi i 1/8-ave deri në finale dhe pas ndeshjes “play off” për vendin e tretë.

Deri më tani janë përcaktuar 18 prej skuadrave pjesëmarrëse, ndërkohë që nga kontinenti ynë do të shkojnë në Botëror 12 klube, prej të cilave janë përcaktuar deri më tani 8: 3 fituesit e fundit të Ligës së Kampioneve si Çelsi, Real Madridi dhe Mançester Siti dhe me fituesin e këtij viti ende për t’u përcaktuar dhe 5 të renditurat më mirë në klasifikimin e UEFA-s: Bajern Mynih, PSG, Inter, Benfika, Porto).

PANORAMASPORT.AL

You may also like