Industria e inteligjencës artificiale po shpenzon shumë energji, pothuajse aq sa shteti i Holandës

by admin
Spread the love

Industria e inteligjencës artificiale (AI) mund të konsumojë aq energji sa një vend me madhësinë e Holandës deri në vitin 2027, paralajmëron një studim i ri.

Firmat e mëdha të teknologjisë janë përpjekur të shtojnë shërbime të fuqizuara nga AI që kur ChatGPT shpërtheu vitin e kaluar. Ata përdorin shumë më tepër energji sesa aplikacionet konvencionale, duke e bërë që kërkimi në internet të shpenzojë më tepër energji. Megjithatë, studimi tha gjithashtu se ndikimi mjedisor i AI mund të jetë shumë më i pakët se parashikimet, nëse rritja aktuale e industrisë ngadalësohet.

Shumë ekspertë, përfshirë autorin e raportit, thonë se një studim i tillë është spekulativ pasi firmat e teknologjisë nuk zbulojnë të dhëna të mjaftueshme për të bërë një parashikim të saktë. Sidoqoftë, nuk ka dyshim se AI kërkon pajisje më të fuqishme sesa mjetet tradicionale të llogaritjes. Studimi, nga Alex De Vries, kandidat për doktoraturë në Shkollën e Biznesit dhe Ekonomisë VU Amsterdam, bazohet në disa parametra që mbeten të pandryshuar – si ritmi me të cilin AI po rritet, disponueshmëria e çipave të AI dhe serverët që vazhdojnë të punojnë së bashku gjatë gjithë kohës.

Z. De Vries konsideroi se projektuesi i çipave Nvidia vlerësohet të furnizojë rreth 95% të pajisjeve proçesuese të AI të kërkuar nga sektori. Duke parë sasinë e këtyre kompjuterëve që pritet të ofrojë deri në vitin 2027, ai ishte në gjendje të përllogariste një sasi energjie elektrike të konsumuar nga AI prej 85-134 TWh çdo vit.

Kjo është afërsisht sa sasia e energjisë që përdoret çdo vit nga një vend i vogël. “Për sa i përket këtij konsumi energjitik, mund ta krahasojmë me një shtet po aq të madh sa Holanda. Po flasim për 0.5% të konsumit tonë të përgjithshëm global të energjisë elektrike,” tha ai për BBC News. De Vries tha se gjetjet e tij treguan se AI duhet të përdoret vetëm aty ku është me të vërtetë e nevojshme.

You may also like