India arrin marrëveshjen për koncesionin gjigant të portit në jug të Iranit (fotot)

by admin
Spread the love

India e Irani kanë rënë dakord të mos kërkojnë ndërhyrje të arbitrazhit komercial për veprimet e tyre në portin e Chabahar në juglindje të Iranit, duke i hapur rrugë krijimit të një pike strategjike afatgjatë tregtare mes dy vendeve, njoftonin sot mediat iraniane.

Në samitin e fundit të vendeve të aleancës BRICS në Johannesburg, kryeministri indian Narendra Modi dhe presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi diskutuan shtigje të bashkëpunimit bilateral në disa fusha tregtare, të investimeve, energjisë apo kundër-terrorizmit.

“Palët ranë dakord për bashkëpunim të thellë infrastrukture, duke përfshirë dhe portin iranian të Chabahar. Liderët këmbyen pikëpamje për zhvillimin rajonal, duke përfshirë dhe Afganistanin”, thuhej në njoftimin e zyrës së kryeministrit Modi.

India besohet tashmë se do të ndërtojë terminalin Shahid Beheshti të portit të largët iranian Chabahar për disa vjet, në marrëveshjen që do të konkretizohet në Samitin Detar Global të Indisë që do të mbahet në New Delhi në tetor.

Sipas rrjetit financiar Mint, India e Irani kanë nënshkruar tashmë një marrëveshje një-vjeçare për zgjerimin e terminalit të portit, por Delhi po përpiqet të bindë Teheranin të përkushtohet në një marrëveshje më afatgjatë, sipas tij, “për të siguruar besimin e investitorëve”.


Top Channel

You may also like