Indasi që quhet Kovid por nuk është virus

by admin
Spread the love

Një shtetas 31-vjeçar i Indisë mban emrin Kovid Kapoor. Në rrjetet sociale, ai shpjegon se si jeta e tij mori një kthesë nga shkurti i vitit 2020

“Emri im është Kovid dhe nuk jam virus”. Kjo është fjalia hyrëse e profilit në Twitter të sipërmarrësit indian Kovid Kapoor, e cila po shkakton bujë në mediat sociale. Ky burrë 31-vjeçar, shef i një start-up udhëtimi, shpjegoi në rrjetin social se këtë javë kishte udhëtuar jashtë vendit për herë të parë që nga fillimi i pandemisë dhe se emri i tij i parë kishte “argëtuar shumë njerëzit”.

“Udhëtimet e mia të ardhshme jashtë vendit do të jenë argëtuese!”, ka shkruar ai Twitter, me një postim që mori 40 000 pëlqime dhe që u shpërnda 4 000 herë, duke shtuar se ndërsa emri i tij e ndihmoi të thyente akullin në takime, nga ana tjetër kur do të porosiste një kafe, ai kërkoi që emri i tij të mos përmendej në publik.

Komenti i tij ndezi një ortek shakash, “memesh”, mesazhesh dhe madje kërkesash për intervista, duke futur pak mendjelehtësi në një temë shqetësuese, pasi në Indi numri i infeksioneve të variantit Omicron është duke u rritur, informon portali Shtegu. Ai i tha AFP se ai shpreson që i gjithë ky publicitet do të përhapet në biznesin e tij, i cili po lufton si të gjithë ata në industri.

Kovid, që do të thotë, në Hindi dhe Sanskritisht, një dijetar ose një individ i arsimuar, është një emër që nuk përdoret gjerësisht në Indi. Nëna e tij, shpjegoi ai, kishte zgjedhur emrin e tij të parë shumë kohë përpara se të lindte. “Është një emër i paharrueshëm me një kuptim të bukur”, tha ai. “Më bën përshtypje kur prezantohem. Unë nuk do ta ndryshoja atë për botën”.

You may also like