Incidente pas derbit Tirana – Partizani, pamje nga përleshja mes tifozerive jashtë “Air Albania”

by admin
Spread the love

Derbi mes Tiranës dhe Partizanit që përfundoi me rezultatin 1:1.

Ndeshja spektakolare u zhvillua të dielën mbrëma në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, shkruan lajmi.net.

Rivaliteti i madh mes dy tifozerive kryeqytetase në Tiranë u shfaq edhe pas ndeshjes në afërsi të stadiumit.

Anëtarë të “Tirona Fanatics” dhe “Ultras Guerrils” u përleshen mesvete, ku u hodhën gjësende drejtuar njëra-tjetrës.

Prezent ishin edhe pjesëtarë të Policisë së Shtetit të cilët intervenuan për të qetësuar situatën dhe shpërndarë tifozët e përfshirë.

Në rrjetet sociale janë publikuar edhe pamje nga përleshja jashtë stadiumit.

Për t’i parë pamjet klikoni KËTU./Lajmi.net/

You may also like