Impossible 7” – Shqip

by admin
Spread the love

Yjet paraklaluan në tapetin e kuq, filmi i ri do të dalë në kinema më 10 Korrik

Tom Cruise dhe yjet e tjerë të filmit të ri “Mission: Impossible, Dead Reckoning Part One” parakaluan në tapetin e kuq në Londër për premierën e filmit. Filmi është drejtuar dhe bashkëshkruar nga Christopher McQuarrie dhe prodhuar nga Cruise.

Aktori i njohur luan personazhin Ethan Hunt, i cili ribashkohet me agjentët e tij të tjerë që luhen nga aktorët e tjerë, Simon Pegg, Ving Rhames dhe Rebecca Ferguson, ndërsa ata përballen me një kundërshtar të ri.

60-vjeçari realizon disa nga skenat më të rrezikshme duke përfshirë hipjen në një motoçikletë nga një shkëmb mali, rënie e lirë dhe zbritje me parashutë.

Filmi i shtatë dhe i tetë “Mission: Impossible” u vonuan për shkak të pandemisë Covid-19.

Duke folur në premierën e filmit në Londër, Cruise tha për median Sky News: Unë nuk marr asgjë si të mirëqenë kur bëj këta filma, veçanërisht me atë periudhë kohore, thjesht jam shumë krenar për atë që bëmë të gjithë së bashku.

“Mission: Impossible 7” ishte planifikuar të debutonte në kinema në Shtator 2022, e ndjekur nga “Mission: Impossible 8” në Korrik 2023.

“Mission: Impossible Dead Reckoning” do të dalë në kinema më 10 Korrik.

Klan News

You may also like