Imazhet satelitore tregojnë rrafshimin e zonave urbane në Gaza nga sulmet ajrore izraelite (fotot)

by admin
Spread the love

Imazhe të reja të publikuara sot tregonin lagje të tëra të kthyera në rrënoja në Gaza, teksa Izraeli bombardon pa pushim zonën e banuar në kundërpërgjigje të sulmit të Hamas.

Pallate banimi të shembura dhe lagje të tëra të shkatërruara shihen në fotot e krahasuara para dhe pas nisjes së bombardimeve mbi banesat e popullatës në Gaza, sipas rrjeteve të teknologjisë Maxar Technologies e Planet Labs.

Në qytetin e Beit Hanoun, pranë kufirit verior me Izraelin, shihen pallate katër e pesë-katëshe në grada të ndryshme shkatërrimi.

Në disa prej tyre copa të mëdha te ndertesave janë shembur, ndërsa dy komplekse shihen të rrafshuara krejtësisht.

Beit Hanoun sipas Izraelit është zona e kalimit të sulmuesve të Hamas dhe është bombarduar pa mëshirë, sipas raportimeve me më shumë se 100 sulme ajrore.

E njejta zone ne 10 tetor, dhe poshte me 21 tetor 2023

Rezultatet e bombardimeve janë të qarta në imazhe, ku shihen zona të tëra banimi të kthyera në rrënoja ngjyrë gri.

Imazhe të tjera të lagjes Al Karameh në veri të Gaza City tregojnë rrënoja të ndërtesave rezidenciale.

Një rezident i tha gazetarëve se nuk dinte ku të shkonte për të mbrojtur familjen nga sulmet ajrore.

“As në ëndrrat më të frikshme nuk do të kisha besuar se kjo do të ishte e mundur,” tha vendasi Rami Abu Wazna për rrjetin AFP.

Shkatërrimi i pamasë ka shtuar numrin e të larguarve në Gaza, teksa zyrtarë të OKB e të Gjysmëhënës së Kuqe thonë se të paktën 500,000 palestinezë janë tashmë të pastrehë.

Zonat Al-Atatra e Beit Lahiya në veri të Gaza shihen të mbuluara nga hiri dhe rrënojat e sulmeve ajrore.

Në Al-Zahra në jug të Gaza rrjeti AFP (Agence France-Presse) raporton se të paktën 20 pallate janë shembur./TheGuardian/