Ilire Dauti nga ASH mbetemi të përkushtuar në përmirësimin e standardit jetësor të qytetarit

by admin
Spread the love

Deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti gjatë debatit parlamentarë rreth rebalancit të buxhetit të RMV tha se ” Vetëm para pak çastesh patët rastin se ne si Aleancë nuk udhëhiqemi nga emocione se kush e propozon amandamentin por gjykojmë dhe mbështesim ate që është e mirë për qytetarët siç ishte amandamenti i propozuar nga deputetja e shumicës e që u mbështet nga ASH-ja”, tha Dauti përcjellë Top24.

Dauti më tej shtoi se ne si Aleancë kemi propozuar me dhjetra amandamente të cilat u hudhën një nga një edhe pse këto amandamente lidhen me venbanimet nga vinë një pjesë e deputetëve, të cilët votuan kundër ose përmbajtur.

Sa i përket amandamentit të dorëzuar nga ana e sindikatave ju ende edhe më tej shtireni dhe për inate nuk merni parasyshë jetën e qytetarëve, kur ne që në fillim propozuam që të ketë ritje lineare të pagave në gjithë nivelet me ritjen e pagës minimale, shton Dauti përcjellë Top24.

Deputetja Dauti lexoi amandamentin i cili u refuzua nga shumica parlamentare e cili kishte të bëj me propozoim, amendament për ndarjen e 9 miljon denarëve, për pastrimin e bregut të lumejve Treska dhe Vardar në Saraj. Shumica parlamentare pranoi amendamentin, por shkurtoi shumën në 3 milion denarë.

VIDEO:

You may also like