Ilir Shaqiri befasohet nga bashkëshortja, ajo i flet shqip – Shqip

by admin
Spread the love

2:09 | 19 Shkurt 2022

Një tjetër befasi e këndshme iu bë finalistit Ilir Shaqiri në finalen e së premtes të Big Brother VIP.

Ai për pak çaste pati fatin të dëgjojë zërin e bashkëshortes së tij italiane, Emanuela Morini, e cila i ka thënë disa fjalë në shqip.

Megjithëse ajo nuk e posedon gjuhën shqipe, Emanuela ka arritur që me përpikmëri të thotë disa fjalë të bukura shqip për burrin e saj. Ajo ia dha mbështetjen e pafundme Ilirit, derisa pranoi se do të shkonte me të të jetonte në Tiranë.

E njëjta më pas është gjendur në oborr, ku ka takuar dhe befasuar nga afër balerinin shqiptar.

You may also like