Ilir Meta tregon arsyen e vërtetë pse e bënë President

by admin
Spread the love

Sa i takon detyrës si President, sipas Ilir Metës emërimi i tij në rolin e Presidentit u bë me qëllim për të shkrirë partinë që ai drejtonte asokohe, LSI dhe zhdukjen e pluralizmit politik në vend.

Pjesë nga intervista në Fax News

Meta: Ka qenë e qartë. Ka nisur para 17 majit. Kam vetëm një mesazh, në zgjdhjet e 6 marsit të vendosim integritetin e votës së lirë. Na duhet patjetër që të jemi bashkë me Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave brenda 6 muajve të ardhshëm. Ata donin patjetër që unë të behesha President, se ata kishin planet e tyre për asgjesimin e LSI.

Meçani: A nuk është moshë e rë për t’u shkëputur?

Meta: Pse duhet të merrem unë nëse vendi ecën normalisht. Unë shqetësime kisha atëherë por nuk mund t’i thoja të gjitha. Nuk ka njerëz që nuk e kuptonin që ky president e ka një shqetësim. Shqetësimi ishte i qartë që kur u lanë mandatet. Kjo nuk ka të bëjë me presidentin por me sjelljen e tyre ndaj shtetit. Po të kishim drejtësi të pavarur, ata që bëjnë lojëra me GJK do të ishin në burg. Më gjeni sot emrin e një këshilltari që kërkon llogari në bashkitë e Shqipërisë?

You may also like