Ilir Meta plas bombën: Basha ka bërë dopio lojë me marrëveshjen e detit me Greqinë

by admin
Spread the love

Presidenti Ilir Meta ka bërë një deklaratë të fortë, ndërsa ka vijuar sulmet dhe akuzat ndaj kreut të PD, Lulzim Basha.

I ftuar në ABC, Meta thotë se Basha ka bërë dopio lojë me marrëveshjen e detit me Greqinë, duke sjellë implikime shumë serioze në raport me shtetin shqiptar. Sipas Metës, në kohën kur ishte ministër i jashtëm ai anashkaloi Kryeministrin për çështjen e detit.

Reagimi i Metës:

“Po e them per here te pare se z.Lulzim Basha ka bere dopio lojë me marrëveshjen e detit me Greqine. Presidenti Meta: Ky qendrim i tij ne raport me Marrëveshjen e Detit ka patur implikime shume serioze ne raport me shtetin shqiptar.

Kete e them per here te pare dhe nuk dua ta zgjas me tej. Ky zotëria (Lulzim Basha) nuk mund të justifikohet për të gjitha thikat që i ka futur shtetit shqiptar. Në kohën kur ai ishte ministër i jashtëm ai anashkaloi Kryeministrin për çështjen e detit. Dhe po e them këtë per here te pare sepse po abuzohet me këtë çështje.”, u shpreh Meta.

You may also like