Iku nga Laçi, Tirana firmos me talentin e Shqipërisë U19

by admin
Spread the love

Tirana ka transferuar anësorin e majtë, Arbër Bytyqi, i cili është pjesë e Shqipërisë U19 dhe në tre sezonet e fundit ka qenë pjesë e Laçit në Abissnet Superiore.

Klubi bardheblu ka dalë me deklaratë dhe bën me dije se e ka blerë nga Iliria e Prizrenit. “Në orët e fundit të merkatos së Janarit Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e lojtarit Arbër Bytyqi.

KF Tirana ka arritur marrëveshjen me klubin e futbollit Liria te cilët kanë arritur dakordësinë në shitjen e kartonit të 19-vjeçarit dhe tashmë ai do të jetë pjesë e bardhebluve për tre sezone e gjysëm në vazhdim.

Mesfushori pritet t’i bashkohet skuadrës në stërvitjen e rradhës për tu vënë nën urdhërat e trajnerit Shehi dhe stafit teknik”, ka njoftuar Tirana në rrjetet sociale. / oversport.tv

You may also like