Ikardi nuk lëviz nga Stambolli. Gallatasaraj i mbyll “derën” Realit, nuk pranon asnjë ofertë për argjentinasin

by admin
Spread the love

E ardhmja e Mauro Ikardit, me përjashtim të kthesave të bujshme në orët e fundit të merkatos së janarit, do të jetë ende te Gallatasaraj. Javët e fundit, ish-lojtari i Interit ishte përfolur te Reali i Madridit, me skuadrën e Ançelotit në kërkim të një sulmuesi, pas dëmtimit të Vinicius.

Për argjentinasin, i rritur në Spanjë në sektorin e të rinjve të Barcelonës, u fol për një huazim 6 mujor dhe me pagë prej 8 milionë eurosh. Megjithatë, siç raportohet sot nga portali turk “Fotomac”, Galatasaraj ka kthyer çdo ofertë te dërguesit, duke “blinduar” sulmuesin, të paktën për këtë sezon.

27 paraqitje këtë sezon, mes ligës dhe kupave, 17 gola dhe 6 asiste në “llogarinë” e ish-kapitenit zikaltër. Këto janë shifrat e Ikardit, që e shtynë Gallatasarajn të refuzonte të gjitha ofertat, përfshirë edhe atë të Real Madridit.

Argjentinasi ka një kontratë që skadon në vitin 2026 me klubin e Stambollit. Bisedimet për një transferim mund të rihapen në verë, me kusht që të arrijë një ofertë e rëndësishme ekonomikisht si për lojtarin, ashtu edhe për klubin turk.

 PANORAMASPORT.AL

You may also like