Igli Tare prtiet të shkojë tek gjiganti italian

by admin
Spread the love

Igli tare do të rikthehet në Serie A për të rinisur karrierën e tij si drejtor sportiv.

Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare u largua para disa muajsh nga Lazio pas 15-vitesh si drejtor sportiv te italianët.

Sipas “Supersport” bëhet me dije se tashmë Tare prej ditësh po bisedon me Napolin, ku bisedimet me Aurelio De Laurentiis po shkojnë siç duhet. 50-vjeçari do të marrë rolin e drejtorit sportiv te kampionët e Italsë.

Sipas burimit në fjalë raportohet se brenda 10 ditëve të ardhshme pritet të bëhet edhe zyrtarizimi i kësaj marrëveshje.

Te Napoli Tare do të marrë vendin e lënë bosh nga Cristiano Giuntoli, i cili u largua te Juventusi pas titullit që fitoi sezonin e kaluar.

You may also like