Igli Tare për Top Channel: Me pronarin e Chelsea isha për darkë se e kam të njohur… nuk do të shkoj atje!

by admin
Spread the love

Pas largimit të tij si drejtor i Lazios, post që e mbajti për rreth 15 vite, Igli Tare ka vendosur të qëndrojë në Shqipëri për pushimet verore duke pritur dhe shqyrtuar ofertat për një aventurë të re.

Darka e tij me pronarin e Chelsea, Todd Boehly në një nga resorted turistike në jug të vendi bëri zhurmë rreth një kalimi të tij të mundshëm në drejtimin e skuadrës londineze.

Top Channel ka mundur të kontaktojë nëpërmjet gazetarit Endi Tufa me ish-drejtorin e Lazio-s, Igli Tare, i cili i pyetur nëse ka diçka të vërtetë rreth një bisede të mundshme për kalimin e tij në futbollin më të bukur në Europë, Premier League dhe ish-drejtori i skuadrës së Serie A ka përgënjeshtruar një lajm të tillë.

“Todd Boehly është i njohuri im dhe kam darkuar me të për këtë arsye, nuk ka asgjë të vërtetë rreth këtyre lajmeve që qarkullojnë,” – përgjigjet Igli Tare.

Me sa duket deri në marrjen e një vendimi se ku do të jetë e ardhmja e Tares, do të ketë shumë fjalë dhe ndoshta me të drejtë duke qenë se për të kanë shprehur shpesh interesin klube të rendësishme jo vetëm në Itali, ku e njohin shumë më mirë por edhe në kampionate të tjera.


Top Channel

You may also like