Idajet Beqiri tregon pse Apeli do të rrëzojë vendimin e gjyqtarit Zhukri: Berisha e bën zhurmën kot, nuk ka fituar asgjë

by admin
Spread the love

I ftuar në emisionin “Shqip”, avokati i njohur Idajet Beqiri ka komentuar situatën aktuale në PD. Beqiri shprehet se Apeli do ta rrëzojë vendimin e gjyqtarit Zhukri, i cili njohu komisionin e Rithemelimit të PD.

“Jam i bindur që Apeli do ta deklarojë të pavlefshëm vendimin e gjyqtarit Zhukri. Në këtë vendim ka gjëra që prekin palët e tjera. Në këtë vendim është shkarkimi i kryetarit të partisë, por kryetari i partisë kur shkarkohet gjykata duhet ta thërrasë për pretendimet e veta. Sipas vendimit do vendosin vulë tjetër, por kryetari i komanduar Alibeaj mund të thotë që nuk pranoj dhe pse duhet të ndryshojë vula. Dhe me këta drejtues PD u regjistrua edhe në zgjedhjet e 6 marsit, pra është njohur. Berisha nuk ka fituar asgjë me vendimin e Zhukrit. Berisha e bën zhurmën kot.”, u shpreh Idajet Beqiri.

You may also like