Ibrahimovic flet për luftën në Ukrainë: Ajo që po ndodhë është tragjike

by admin
Spread the love

Futbollisti suedez, Zlatan Ibrahimovic ka folur në lidhje me luftën Rusi – Ukrainë,

Ai tha se dëshiron që përmes futbollit të shpërndajë mesazhe, duke shtuar se është në favor të paqes dhe të dashurisë

“Është e vështirë të flasësh për luftën. Unë jam në favor të paqes dhe të dashurisë. Përmes futbollit dua ta shpërndaj dhe përçoj mesazhin dhe energjinë time. Kjo është ajo që duhet ta bëjmë”, deklaroi fillimisht veterani i sulmit.

“Ajo që po ndodhë është tragjike dhe nuk do të duhej të ndodhte. Në vitin 2022 duhet të jemi në gjendje t’i zgjidhim problemet në mënyrë normale, jo me luftë”, përfundoi futbollisti i Milanit.

Ibra, më saktësisht familja e tij e kishte provuar edhe vetë luftën, kur e kishte marrë rrugën e migrimit për ta gjetur shpëtimin pas luftës që kishte nisur në Bosnje Hercegovinë në vitet e 90-ta.

You may also like