I veshur me antiplumb, Talat Xhaferri viziton Kievin: Lufta ka aromë tjetër në vendngjarje (VIDEO)

by admin
Spread the love

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferri njoftoi se ka vizituar Kievin këtë të mërkurë.

Në një postim në Facebook ai publikoi pamje nga kjo vizitë.

“Me ftesë të homologut tim Stefançuk jam në vizitë në Kiev. Vizitova Irpinin dhe Hostomelin. Lufta mban aromë tjetër në vendngjarje ndryshe nga ajo në fotografi. Qetësia është ndryshe në zonat luftarake” – shkruan Xhaferi në Facebook.

“Ngushëllimi im i sinqertë dhe shumë i thellë ndaj fëmijëve, prindërve, grave dhe burrave që i humbën më të afërmit. Për nder të jetëve të humbura, obligohemi që t’ju dëgjojmë me kujdes dhe t’ju ndihmojmë që sërish të ndërtoni të rrënuarën.

Falënderim ndaj të gjithë luftëtarëve për liri në Ukrainë, që në kushte lufte na mundësuan të udhëtojmë të sigurt në Ukrainë dhe që e ndajnë bukën me ne” – shkruan kryeparlamentari shqiptar i RMV.

Talat Xhaferi ka qenë një ish-gjeneral i armatës maqedonase, një nga të paktët ushtarakë ekselentë të Maqedonisë me studime të përfunduara në Akademinë elitare të Beogradit.

Në luftën e para 20 viteve, përqendruar më së shumti në rrethinat e Tetovës, atij iu kërkua të mposhtte rezistencën shqiptare, por arriti mjeshtërisht të shmangë vëllavrasjen ku donte ta fuste Shkupi politik.

You may also like