I skadon kontrata në qershor, Interi dhe Juventusi synojnë yllin e Chelsea

by admin
Spread the love

Interi dhe Juventusi kërkojnë të rrëmbejnë një yll në skadencë me skuadrën e Chelsea. Bëhet fjalë për N’Golo Kante, kontrata e të cilit i skadon në fundin e këtij sezoni.

Mesfushori francez ka pasur shumë probleme fizike kohët e fundit dhe te Chelsea nuk janë të bindur për rinovimin e kontratës së tij. Nga kjo situatë kërkojnë të përfitojnë Interi dhe Juventusi që janë në garë për shërbimet e mesfushorit.

Sipas asaj që raporton “Repubblica”, të dyja ekipet italiane do të provojnë që ta “rrëmbejnë” Kante në merkaton e janarit, por Chelsea kërkon të paktën 20 milionë euro. Ekipet dëshirojnë të shpenzojmë më pak duke parë se në verë mund të transferohet me parametër zero. /oversport.tv

Foto: Chelsea Football Club, Facebook

You may also like